Aeroplani bën ulje të detyruar për shkak se një pasagjer lëshonte gazra gjatë udhëtimit

Aeroplani i kompanisë holandeze Transavia në fluturimin HV6902 Dubai-Amsterdam është detyruar të bëjë ulje të detyrueshme në aeroportin e Vjenës në Austri. Arsyeja është e çmendur: Grindje në mesin e udhëtarëve, pasi një bashkë-udhëtar kishte lëshuar gazra në aeroplan vazhdimisht.

Sipas gazetës “De Telegraaf”, një person i moshuar gjatë fluturimit kishte acaruar udhëtarët tjerë për shkak të gazrave. Katër pasagjerë u ankuan me zë të lartë, por kur ekuipazhi i kabinës refuzoi të ndihmonte dhe “të heshtë” njeriun e moshuar, tensionet në aeroplan u përshkallëzuan.

Pavarësisht nga paralajmërimet e pilotëve, aeroplani u detyrua të ulet në Vjenë. Kamera regjistroi hyrjen e policëve austriak me qen në aeroplan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policët nxorën katër pasagjerë të acaruar me gjendjen, duke përfshirë dy vajza, nga linja ajrore e tyre, ndërsa pasagjeri që lëshonte gazra vazhdoi fluturimin e tij në Amsterdam.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk patëm fat, duke u ulur në të njëjtën rresht me të,” tha 25-vjeçarja Nora L., një nga udhëtarët e dëbuar, e cila paralajmëroi padi kundër kompanisë ajrore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?