Aeroplani humb presionin e ajrit, pasagjerët tmerrohen

Pasagjerët në bordin e një aeroplani që po fluturonte nga Perth në Bali kanë përjetuar frikën më të madhe të jetës së tyre.

Aeroplani AirAsia është detyruar që të bëjë ulje emergjente vetëm disa minuta pas ngritjes për shkak të një problem teknik që bëri që kabina të humbiste presionin e ajrit.

Fluturimi QZ535 u kthye në Aeroporti Ndërkombëtar i Perthit në Denpasar vetëm 25 minuta pas largimit  mëngjesin e së dielës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ngjarje ka tmerruar pasagjerët ët cilët menduan se do të vdisnin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne të gjithë ishim duke i thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Ishte me të vërtetë tronditëse. “

Në video dëgjohet stjuardesa që i thotë pasagjerëve të vendosin maskat e oksigjenit.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 145 pasagjerë të cilët kanë akuzuar ekupiazhin për sjellje të papërgjegjshme.

“Paniku u përshkallëzua për shkak të sjelles së stafit që po bërtiste, dukeshin të tmerruar dhe të tronditur,”- u shpreh njëri prej pasagjerëve.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?