Aeroplani përplaset pak sekonda pas ngritjes, 4 të vdekur
Një aeroplan është përplasur menjëherë pas ngritjes në fluturim duke shkaktuar 4 viktima, midis tyre një fëmijë. Piloti humbi kontrollin mëngjesin e sotëm pak sekonda pasi nisi fluturimin dhe aeroplani u përpas në pistën e mbuluar me dëborë. Ngjarja ka ndodhur në Arktikun rus në qytetin Naryan-Mar. Në video shihen dëme të mëdha në kabinën e pasagjerëve. Në bord ishin 13 persona, përfshirë 11 pasagjerë dhe 2 pilotë. Raportet fillestare treguan se ishin 2 të vdekur por më vonë u konfirmua se ishin 4 viktima.
KOHA JONË SONDAZH

