Aeroporti më i sigurt për të udhëtuar në kohë pandemie
Të gjithë ata që po presin me padurim të fluturojnë sërish, mund të konsiderojnë Romën si destinacionin e tyre të ardhshëm. Aeroporti i “Fiumicino”-s është i pari në botë që siguron vlerësimin me 5 yje për Covid-19, nga Skytrax, organizëm ndërkombëtar i vlerësimit në industri. Edhe pse Skytrax njihet më mirë për listimin vjetor të aeroporteve më të mira në botë, kriza e Covid-19 nxiti organizatën të kthejë vëmendjen nga higjiena në aeroporte. “Fiumicino”, i njohur gjithashtu si Aeroporti Ndërkombëtar “Leonardo da Vinci” është aeroporti më i frekuentuar në Itali.