Afër me Shqipërinë, merret peng familja me 6 anëtarë

Një familje prej gjashtë anëtarësh në Greqi është marrë peng, ndërsa për lirimin e tyre kërkohej mijëra euro. Të martën në mëngjes, babai i cili u plagos në dorë nga autorët gjatë rrëmbimit, arriti të shpëtojë dhe informoi policinë.

Policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë tre persona në një rrugë fshati në Komunën Tempi, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtor të tyre. Ata ishin të gjithë shtetas të huaj.

Sipas policisë, pasi iu kishte shpëtuar kryefamiljari, autorët kishin lënë të lirë nënën së bashku me katër fëmijët e mitur.

SHKARKO APP