AFGANISTAN – Gjashtë të vdekur pas një sulmi kundër televizionit publik
Një sulm që mban autorsinë e grupit të Shtetit Islamik kundër Radio Televizionit Afgan (RTA) shënoi gjashtë të vdekur sot në qendër të Xhalalabad, kryeqendër e provincës së trazuar të Nangarhar, që strehon një numër të konsiderueshëm rebelësh.
Në një deklaratë të shkurtër të publikuar në gjuhën arabe nga agjencia e saj propaganduese “Arnaq’’ dhe ajo e mesazheve “Telegram’’, ISIS-i konfirmoi një sulm ajror të një grupi luftëtarësh pa asnjë detaj tjetër mbi operacionin.
Por, guvernatori i provincës Gulab Mangar, u shpreh pa ngurrim se “Daech’’(Akronim në gjuhën arabe i ISIS-it) është përgjegjësi kryesor për këtë sulm”.
”Pasi u shkaktuam humbje të thella në operacionet tona të fundit në Nangarhar, ata duan të dëshmojnë me anë të këtij sulmi se janë ende të pranishëm në zonë”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

