Afro 110 mijë viktima në SHBA dhe mbi 20 mijë raste të reja çdo ditë
Në të gjithë botën numri i rasteve të infeksionit nga koronavirusi ka shkuar në 6 milionë e 750 mijë kurse numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 395 mijë.
Në SHBA numërohen 1.9 milionë raste të koronavirusit dhe rreth 110,000 viktima.
Por elementi më alarmant, nënvizon New York Times, sipas bazës së të dhënave të tij, është se ende raportohen mesatarisht mbi 20 mijë raste të reja infeksioni në ditë, veçanërisht në jug të vendit dhe pjesërisht në bregdetin perëndimor, i karakterizuar nga shpërthime të reja.
Një shqetësim i madh është gjithashtu i lidhur me rritjen e mundshme të infeksioneve për shkak të protestave që po zhvillohen në të gjitha Shtetet e Bashkuara.