“Agimi i Artë” zyrtarisht një organizatë kriminale në Greqi

”Agimi i Artë” tashmë është një organizatë kriminale në Greqi.  Gjykata e Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas, teksa burgut i kanë shpëtuar vetëm dy.

”Agimi i Artë” e cila më parë konsiderohej si parti politike ka pasur përfqësues të saj dhe në Parlamentin grek, por në zgjedhjet e fundit nuk arriti të marrë asnjë mandat.

Pas shpalljes organizatë kriminale, anëtarët e ”Agimit të Artë” do të hetohen dhe do të dënohen nga drejtësia.

”Agimi i Artë” është e akuzuar dhe për vrasjen e një shqiptari në një stacion autobusi në Athinë.

SHKARKO APP