Agjencia Europiane e Barnave autorizon përdorimin e Johnson & Johnson

Agjencia Europiane e Barnave, këtë të enjte ka rekomanduar për përdorim urgjent vaksinën me një dozë të vetme të kompanisë Johnson&Johnson. Lajmi vjen pasi kompania iu tha ligjvënësve të BE se vaksina me shumë gjasa nuk do të dërgohet deri në mes të prillit.

“Pas një vlerësimi të detajuar, komiteti i barnave të EMA doli në konkluzion përmes konsensusit se të dhënat mbi vaksinën janë të plota dhe përkojnë me kriteret për efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë”, thuhej në deklaratën e EMA.

”Autoritetet në mbarë BE-ja do të kenë edhe një tjetër opsion për të luftuar pandeminë dhe të mbrojnë jetët dhe shëndetin e qytetarëve të tyre”, tha Emer Cooke, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Europiane të Barnave.

SHKARKO APP