Agjencia Europiane e Barnave miraton insulinën e parë javore të diabetit në botë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar insulinën e parë javore në botë për trajtimin e pacientëve të rritur me diabet. Kështu, do të reduktohet numri i administrimit të insulinës në vetëm një herë në javë në krahasim me administrimin ditor që bëhet aktualisht. Në një vit, nga minimumi 365 injeksione shkohet në 52. Këtë e ka bërë të ditur kompania farmaceutike Novo Nordisk.

Përveçse ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve, insulina e re javore ka një ndikim edhe në aspektin e qëndrueshmërisë mjedisore, duke nxitur reduktimin e emetimeve të CO2.

. Sot, terapia me insulinë kërkon që pacienti të administrojë insulinë të paktën një herë në ditë me një ndikim që varion nga vetë menaxhimi i terapisë deri te sferat sociale, të punës dhe psikologjike të personit dhe familjeve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?