Agjencia Europiane e Inteligjencës: Pas grushtit të shtetit në Turqi nuk qëndron Gulen

Fetullah Gulen nuk qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tentuar më 15 korrik 2016. Të paktën këtë konkluzion arrin Agjencia Europiane e Inteligjencës, dokumente të të cilës citohen nga “EuObserver”.

Sipas dokumenteve në fjalë akuza që Ankaraja zyrtare ka ngritur ndaj Gulen fsheh synime të qarta pushteti dhe nuk lidhet me aktivitetin real të klerikut dhe rrjetit të tij, në ngjarjet e verës.

Agjencia thekson se, mes pjesëmarrësve në përpjekjen për grusht shteti ka patur gulenistë, por jo si pasojë e një urdhëri të kreut të tyre. Dokumentet hamendësojnë se oficerët gulenistë të përfshirë ndoshta kanë ditur goditjen që pushteti do të aplikonte mbi ta dhe u përpoqën të godasin të parët Erdoganin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?