Agjencia Evropiane e Barnave: Ekziston një lidhje mes vaksinës së AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut
Një zyrtar nga Agjencia Evropiane e Barnave, në një deklaratë për mediat ka thënë se ekziston një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.
Shefi i vaksinave në EMA, Marko Calaveri u shpreh se është e qartë lidhja e efektit të vaksinave.
“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi atë tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim,” i tha Marco Cavaleri, shefi i vaksinave EMA, për gazetën italiane Il Messaggero, raporton DailySabah.
Ai tha se “në orët e ardhshme, ne do të themi se ka një lidhje, por ne ende duhet të kuptojmë se si kjo ndodh”.
Pyetjet e vazhdueshme nëse mpiksjet e rralla, por serioze të gjakut në mesin e atyre që marrin dozën ee AstraZeneca kundër COVID-19, kanë minuar besimin në vaksinën e bllokuar tashmë në disa vende.
Pasi disa vende pezulluan përdorimin e vaksinës përfshirë Italinë, EMA deklaroi se përfitimet tejkalojnë rreziqet dhe duhet të qëndrojnë në përdorim. Por agjencia ka thënë se një lidhje shkakësore midis mpiksjeve dhe vaksinës është e mundur dhe pritet të sigurojë një vlerësim të azhurnuar këtë javë.
“Ne jemi duke u përpjekur të marrim një pamje precize të asaj që po ndodh, për të përcaktuar në detaje këtë sindromë për shkak të vaksinës,” tha Cavaleri.
Ai shtoi: Midis të vaksinuarve, ka më shumë raste të trombozës cerebrale … tek të rinjtë sesa ne prisnim.