Agjencia Evropiane e Barnave shtyn vendimin për vaksinën e Moderna

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka shtyrë vendimin nëse do të rekomandojë përdorimin e një vaksine të dytë kundër Covid-19 deri të mërkurën, tha agjencia të hënën në mbrëmje në Amsterdam.

Një komitet i ekspertëve të EMA ishte takuar të hënën, dy ditë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, për të diskutuar miratimin e vaksinës të zhvilluar nga firma amerikane Moderna. Disa pyetje mbeten të hapura, sipas përfaqësuesit Holandez të komitetit.

Vaksina Moderna tashmë është aprovuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Sapo EMA të rekomandojë vaksinën, Komisioni Evropian duhet ta miratojë zyrtarisht atë, një hap i cili nuk kërkon shumë kohë dhe shihet si një formalitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

BE ka porositur tashmë 160 milionë doza të vaksinës Moderna.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?