Agjencia UNRWA e OKB-së mban konferencë të jashtëzakonshme, Katari rikonfirmon mbështetjen

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Çështjet e Refugjatëve të Palestinës në Lindjen e Afërt (UNRWA), zhvilloi të martën e kaluar një konferencë virtuale të jashtëzakonshme. Në punimet e kësaj konference mori mori pjesë edhe Shteti i Katarit, i cili u përfaqësua nga Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, Sultan bin Saad Al Muraikhi.

Në fjalën e tij, Al Muraikhi theksoi mbështetjen e Katarit për UNRWA-n në mënyrë që ajo të realizojë objektivat e saj me efektivitet, duke shtuar se vendi i tij ka qenë dhe mbetet në pararojën e vendeve suportuese të Organizatës, pasi i ka siguruar asaj më shumë se 100 milion USD që nga 2015, nëpërmjet Fondit të Katarit për Zhvillim.

Mbështetja e ofruar nga Katari në vitin 2020 arrin një total prej 11.2 milion USD, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në margjinat e Forumit të Dohas midis Katarit dhe UNRWA në dhjetor 2019. “Kahas kësaj, fondacioni katarian “Arsimi mbi të Gjithë” i ka dhuruar Ministrisë së Arsimit të Palestinës një mbështetje 1.5 milion USD, për të garantuar vijimësinë e arsimit për fëmijët palestinezë”.

Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme deklaroi se Katari është vendi arab që më shumti ofron mbështetje për burimet financuese të UNRWA për periudhën 2019-2020. “Kjo konferencë zhvillohet në kushtet e një krize financiare në rritje me të cilën përballet UNRWA, si dhe një barrë shtesë të imponuar nga pandemia Covid-19”.

Al Muraikhi rikonfirmoi mbështetjen katariane për Komisionerin e Përgjithshëm të UNRWA, duke falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, për përpjekjet e tij në gjetjen e burimeve financiare për Agjencinë. Po ashtu, ai falënderoi edhe Mbretërinë e Jordanisë dhe Mbretërinë e Suedisë për organizimin e kësaj konference.

SHKARKO APP