“Ai s’do të donte që ju ta bënit këtë”, vëllai i George Floyd thirrje protestuesve të heqin dorë

Protestat që nisën si revoltë kundër vrasjes barbare të George Floyd nga policia, morën papritur të tjera përmasa, duke e kthyer në kaotike situatën në Amerikë. Pas më shumë se një jave, protestash të dhunshme, zjarr nëpër qytete, makina dhe biznese të shkatërruara, familja e të ndjerit i ka kërkuar njerëzve të heqin dorë.

Vetë vëllai i George, Floyd, i ka kërkuar protestuesëve të heqin dorë nga dhuna, pasi as vetë George nuk do të donte ta shihte vendin në këtë gjendje.

Edhe pse familja e viktimës si shumica e njerëzve ishin në mbështetje të protestave kundër racizmit, tani po dënojnë dhunën dhe kaosin e shkaktuar.

Në po të njëjtën ditë që i vëllai, Terrance Floyd apeloi për paqe, Trump iu përgjigj me agresivitet demostruesëve, duke i kërcënuar se ushtria amerikane do të zbarkojë nëpër vend për t’u përballur me ta.

Pas autopsisë së bërë, rezultoi se Floyd ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit të ardhur nga presioni i ushtruar mbi të. Gjuri i policit i vendosur në qafën e tij për më shumë se 8 minuta, i bllokoi frymëmarrjen duke e çuar kështu, drejt vdekjes.

SHKARKO APP