Aksident fatal në autostradën Shkup-Veles, humb jetën 38-vjeçari
Në autostradën Shkup – Veles sot në orën 11.20 minuta një automjet “Hjundai” me targa të Velesit ka rënë në humnerë para tunelit të parë prej dy tuneleve, me ç’rast humbi jetën 38 vjeçari B.M. nga Velesi.
Ivica Ilievski nga MPB deklaroi se policia informacionin e ka marrë nga Shërbimi për Ndihmë Mjekësore e cili i pari ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pas çfarë edhe ekipi i SPB Veles i cili ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, në të cilin ka një të vdekur, raporton Express.
Nga NJTZ Veles sqarojnë se ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 12 dhe e kanë nxjerrë të pësuarin, i cili ka qenë i vdekur. Ekipet mjekësore kanë konstatuar se i pësuari ka vdekur në vendin e ngjarjes.