Aksident i rëndë/ Infermierja dhe i dashuri vdesin nga përplasja e frikshme me një pemë

Një djalë 24 vjeç Jack Nunn dhe e dashura e tij 22 vjeç Hannah Elsworth, e cila ishte infermiere kanë ndërruar jetë në një aksident me makinë në Huddersfield Road, Barnsley, Yorkshire të Jugut

Makina e tyre Audi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë rreth orës 1:00 të mëngjesit gjatë ditës së sotme. Direkt pas përplasjes, makina ka marrë flakë.

Banorët që ndodheshin në atë zonë janë zgjuar nga zhurma e madhe që është shkaktuar nga përplasja dhe u përpoqën t’i shpëtonin, por ishte e pamundur pasi makina mori flakë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata u munduan të shuanin zjarrin me kova uji, por të dy të rinjtë tashmë kishin ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pemën ku dy të rinjtë pësuan aksidentin, familjarët vendosën lule të shumta, u përqafuan dhe ngushëlluan njëri-tjetrin për këtë humbje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?