Aksident i rëndë në Moldavi, digjen brenda automjeteve 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kishinau-Balti në Moldavi, ku janë shënuar pesë viktima.

Sipas medias vendase “TV Moldova”, të përfshira në aksident janë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se 5 persona janë gjetur të djegur, ndërsa 7 persona të tjerë janë transportuar në spital.

IGP bën me dije se një orë më parë, në afërsi të qytetit të Codreanca, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë mjetet “Opel” dhe “Mitsubishi”.

SHKARKO APP