Aksident masiv në Greqi për shkak të mjegullës, përplasen 9 makina dhe 4 kamionë

Mediat greke për një aksident mëngjesin e sotëm në Autostradën Kombëtare, konkretisht në lartësinë e Avlonës dhe rrugës për në Athinë, ku janë përfshirë nëntë makina dhe katër kamionë.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona. Në zonë , dukshmëria është e kufizuar për shkak të mjegullës, e cila vështirëson shikimin e drejtuesve të automjeteve, duke sjellë përplasjen.

Video nga vendi i përplasjes tregon se janë përfshirë edhe kamionë, ndërsa disa nga makinat janë dëmtuar rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qarkullimi kryhet nga rruga anësore me vështirësi. Sipas informacioneve të fundit, së shpejti pritet të hapet për qarkullim korsia e majtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë Greke aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 (me orën lokale të Greqisë).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?