Aksident me Ferrari/ Shpejtësia për pak sa nuk u kushton jetën dy të rinjve
Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Lake Shore Drive në Çikago.
Sipas mediave të huaja një Ferrari e cila ishte marrë me qera nga një 22-vjeçar është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 të mëngjesit të së shtunës dhe drejtohej nga vetë 22-vjeçari.
Ai kishte humbur kontrollin dhe më pas automjeti u përmbys dhe mori flakë.
Bashkë me 22- vjeçarin ndodhej dhe miku i tij 20-vjeçar ku fatmirësisht të dy kanë pësuar vetëm disa lëndime të lehta.
Policia ka thënë se ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Spitalin Memorial Northëestern.
“Automjeti ishte marrë me qira për fundjavë”, shkroi zyra e informacionit publik të CFD.
Gjithashtu ju drejtuan qytetarëve duke ju lutur të tregojnë kujdes me shpejtësinë.