Aksident me të paktën tre humbje jete! Shembet kantieri në qytetin e Hamburgut
Të paktën tre punëtorë kanë vdekur pasi skela u shemb në një kantier ndërtimi në qytetin gjerman të Hamburgut, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve.
Disa të tjerë u raportuan të plagosur dhe ende mendohet se ka njerëz nën skela.
Incidenti ndodhi të hënën në mëngjes në “Uberseequartier” në lagjen “HafenCity” – një nga kantieret më të mëdha të ndërtimit në qytet.
Punëtorët mendohet se puntorët kanë qenë duke ndërtuar një bosht ashensori.
Departamenti i zjarrfikësve në Hamburg fillimisht raportoj se pesë burra kishin humbur jetën – por tani ata janë duke e rishikuar këtë shifër.
Sipas mediave gjermane, dhjetëra personel të shërbimit të urgjencës ndodhen në vendin e evakuuar, për të kërkuar të varrosurit nën rrënoja.
Qindra njerëz janë aktualisht të punësuar në kantierin e ndërtimit – pjesë e një rizhvillimi të madh që përmban zyra, shtëpi, hotele dhe dyqane.