Aksident në Turqi, avioni me 183 pasagjerë del nga pista

ISTANBUL, TURKEY

Në aeroportin e “Sabiha Gokcen” të Stambollit, një avion  me 183 persona ne bord, ka dalë nga pista pikërisht në fazën e uljes në tokë, duke u ndare në tre pjesë. Ministri i Transporteve, Cahit Thuran, direkt pas aksidentit ka deklaruar se nuk ka viktima, por 21 persona janë plagosur.

Pasagjerët janë zbritur, nëpërmjet carjeve të hapura. Ai i kompanisë turke “Pegasus Airlines”, e sapo kishte ardhur nga Izmiri.

Është raportuar se në bord kishte shpërthyer gjithashtu një zjarr,  i cili është shuar menjëherë. Prokuroria e Stambollit ka nisur një process hetimi për të zbuluar nëse shkaku ishte gabim njerëzor apo teknik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas aksidentit, aeroporti, i cili është i dyti në Stamboll për nga madhësia është mbyllur për shkak të trafikut të rënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?