Aksident tragjik, humb jetën 18 vjeçarja, në koma i dashuri

Policia e paralajmëroi, por djaloshi vendosi të bëj me kokën e tij.

Një 18 vjeçare ka humbur jetën, pasi makina e drejtuar nga i dashuri i saj, Alberto Antonello humbi kontrollin duke u përplasur me një pemë jashtë rruge.

Aksidenti tragjik ndodhi në Musile di Piave në Venecia, ku 18 vjeçarja, Giulia Zandarin nuk i shpëtoi plagëve të marra duke ndërruar jetë. Ndërkaq, 19 vjeçari, Antonello ndodhet aktualisht në gjendje kome.

Pak orë më parë, djalit i ishte sekuestruar leja e drejtimit pasi gjatë kontrollit në autombje iu gjet një sasi e vogël hashashi.

SHKARKO APP