Aksidenti fatal, treni përplaset me kamionin

Një tren pasagjerësh ka shpërthyer në flakë në Afrikën e Jugut pasi u përplas me një kamion, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u plagosën 40 të tjerë.

Përplasja ndodhi pranë qytetit të Kroonstad pasi kamioni nuk arriti do të ndalonte.

Shoferi i kamionit u përpoq që të largohej nga vendngjarja por u arrestua nga policia, raporton BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarrfikësit dhe ambulancat janë në vendin e ngjarjes, duke u përpjekur të shuajnë flakët. Kompania Netcare 911 e shërbimit të emergjencave private tha se katër persona kishin vdekur dhe 40 të tjerë u plagosën në aksident.

Swiss Digital Mobile Reklama

Treni po udhëtonte nga qyteti bregdetar i Port Elizabeth në kryeqytetin tregtar, Johannesburg, kur ndodhi përplasja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?