Aksidenti tragjik dhe misterioz, por Yevgeny Prigozhin varroset me një ceremoni mortore private

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është varrosur me një ceremoni private funerali në Shën Petërburg, është shprehur zyra e tij e shtypit.

Ceremonia u mbajt në një “format të mbyllur” dhe “të gjithë ata që dëshirojnë t’i thonë lamtumirë mund të shkojnë në varrezën Porokhovskoye”. Njoftimi i publikuar në “Telegram” nuk përmban detaje të tjera. Prigozhin u deklarua i vdekur nga autoritetet ruse pas analizës së ADN-së të 10 trupave të gjetur nga avioni i rrëzuar më 23 gusht.

Kremlini ka mohuar akuzat se ka gisht në aksidentin ajror. Shumë njerëz e kanë përshkruar Prigozhin si “një i vdekur që ecën” pas aksionit të armatosur që udhëhoqi në muajin Qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?