Akti më human në këtë shtet, 504 mijë persona dalin vullnetarë
Në këtë luftë me pandeminë e Covid-19 kërkohen njerëz, edhe pse qeveritë kanë marrë masa izoluese. Krah stafit shëndetësorë në Britaninë e Madhe do të jenë edhe vullnetarë që numri i tyre ka arritur dyfishi i objektivit të rekrutimit nga ana e qeverisë. Kryeministri Boris Johnson, tha se janë 504.303 vullnetarë që do të luajnë një rol absolutisht thelbësor.
Këta vullnetarë do të jenë të ngarkuar në shpërndarjen e ushqimeve dhe ilaçeve, gjithashtu do të transportojnë pacientët tek doktorët për takimin e tyre të radhës dhe do të telefonojnë të izoluarit për tu interesuar mbi shëndetin e tyre. Skema e qeverisë Britanike synon të lehtësojë presionin mbi Shëndetësinë Publike.
Nga ana tjetër, Johnson edhe pse është e prekur vetë nga virusi, nuk kurseu falënderimet për stafin shëndetësor në pension, të cilët ishin rikthyer në krye të detyrës në luftën me armikun e padukshëm, të cilët janë plotë 11,000 ish-mjekë dhe më shumë se 24,000 infermierë. Në ndihmë të stafit të shëndetit publik janë bashkuar edhe një numër i madh studentësh të mjekësisë të cilët janë në vitin e tyre të fundit.