Aktivistja dhe vajza e saj gazetare, gjenden të therura
Një aktiviste siriane kundër Assad dhe vajza e saj gazetare janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre në Stamboll. Trupat e Orouba Barakat, 60 vjeç, dhe vajza e saj 22-vjeçare Hala Barakat u gjetën në banesën e tyre në Uskudar, në një lagje në bregun aziatik të Bosforit, ditën e enjten, shkruan Anadolu
Sipas burimeve anonime të policisë viktimat janë therur me thikë, e ndërsa alarmin e ngritën kolegët e Hala Barakat
e cila kishte dy ditë që nuk shkonte në punë.
Me anë të një postimi në në “Facebook”, motra e Orouba Barakat, Shaza tha se ato ishin vrarë nga “dora e padrejtësisë dhe tiranisë”, duke iu referuar regjimit të Bashar al-Asadit.
Rrjeti Revolucionar Sirian, një grup mediatik i opozitës, shkruan se Orouba Barakat ishte një aktiviste për të drejtat e njeriut që kishte kundërshtuar regjimin e Hafez al-Assad dhe atë të djalit të tij Bashar që nga vitet 1980.
E ndërsa mësohet se vdekja e tyre nuk është tragjedia e parë që goditi familjen në vitet e fundit, pasi në shkurt të vitit 2015, Deah Barakat, një kushëri që jetonte në SHBA, u qëllua për vdekje së bashku me gruan dhe motrën në Karolinën e Veriut.
KOHA JONË SONDAZH

