Aktori i teatrit botëror, Bolshoi, vdes në skenë. E zë poshtë platforma para audiencës (Pamjet)
Pamjet që do të shihni më poshtë kanë fiksuar momentin kur një aktor që po performonte në Teatrin e famshëm Bloshoi të Rusisë, është vrarë nga platforma e drunjtë që do të përdorej për skenën.
Fillimisht u mendua se e gjitha ishte pjesë e performancës, por në fakt, aktori 37-vjeçar, Yevgeny Kulesh u bllokua dhe u shtyp për vdekje.
Mendohet se Kulesh, i cili kishte interpretuar në teatër që nga viti 2002, eci në rrugën e gabuar gjatë ndryshimit të setit dhe më pas nuk mund të dilte në kohë.
Orkestra ndaloi papritur të luante ndërsa aktorët filluan të bërtisnin për ndihmë, ndërsa spektatorët ende nuk arritën të kuptonin se ç’po ndodhte në të vërtetë.