Aktorja shqiptare zhduket në mënyrë misterioze në Los Anxhelos

Shqetësim po rritet për sigurinë e një aktoreje të re, e cila dyshohet se është zhdukur në mënyrë misterioze në Los Anxhelos. Adea Shabani nuk është dëgjuar që nga e premtja e kaluar, të cilën familja dhe miqtë e saj thonë se kjo është shumë e pazakontë për 25-vjeçaren.

Miqtë thonë se ajo u largua nga banesa e saj dhe pritej të kthehej shumë shpejt.

Nxënësja me origjinë shqiptare nga Maqedonia la vendin e saj për të studiuar aktrim prej dy vjetësh në Los Anxhelos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksti i fundit i saj në rrjetet sociale ishte një foto me qirinj pa asnjë shpjegim tjetër apo për vendndodhjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miqtë kanë filluar të postojnë fletushka të gruas së zhdukur, për të cilën thuhet se u pa për herë të fundit në bllokun 1700 të Wilcox Avenue në Hollywood, rreth orës 11:00 më 23 shkurt, jo shumë larg nga ku jeton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?