Akuza mbi NASËN, ka fshehur ekzistencën e alienëve në Europë
Atraksioni dhe kurioziteti mbi një jetë larg nesh, ka intriguar gjithmonë. Por mesa duket NASA ka fshehur të dhëna. Akuza e fundit mbi të është se NASA ka deklaruar 2 vite më vonë se kishte shenja jete në Europa (një hënë e Jupiterit) por të hënën ka deklaruar se shkencëtarët kanë zbuluar ‘shtëllunga uji’, njëra prej të cilave buron nga një prej hënave të Jupiterit.
Thënë shkurt, sipas shkencëtarëve kjo është një mundësi e mirë për jetën.
“Daily Star”, përmes njv artikulli, raporton se dhjetëra mijëra njerëz kanë dëgjuar drejtpërsëdrejti lajmin, por kur u zbulua se NASA në fakt e kishte bërë këtë zbulimin më shumë se dy vjet më parë, u ngjallën dyshime të mëdha.
NASA pohon se i ka mbajtur këto të dhëna larg publikut pasi ata prisnin analiza më të detajuara të imazheve nga teleskopi Hubble, që të mund të siguronin më shumë detaje rreth zbulimit.
NASA thonë se e bën këtë për të parandaluar ndotjen e planetit Jupiteri dhe të Europa nëse anija kozmike do të rrëzohej në tokë, por kjo do të fshehë të gjitha provat se aty ka alienë.