Akuza për dhunë seksuale, Gjykata nxjerr nga burgu Andrew Tate
Një gjykatë në Rumani vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për influencerin kontrovers Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan, duke i lënë në arrest shtëpie.
Së bashku me ta e njëjta masë u dha dhe për dy bashkëpunëtore, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, të cilët do të duhet të qëndrojnë në apartamentet ku jetojnë deri në një vendim tjetër të gjykatës.
Vëllezërit u arrestuan në dhjetor nga policia rumune dhe po hetohen për akuzat e përdhunimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe formimin e një grupi të organizuar kriminal. Sipas autoriteteve rumune, në vilën e tyre luksoze në periferi të Bukureshtit mbaheshin 6 vajza, të cilat detyroheshin të xhironin video pornografike.
Tate u bë i famshëm në vitin 2016, kur u përjashtua nga Big Brother në Britaninë e Madhe pasi nisi të qarkullonte në rrjet një video ku ai shihej teksa godiste një grua me kamxhik. Në atë kohë ai tha se video ishte manipulim i bërë për ta diskretituar.