FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuza për terrorizëm, 4 shtete ndërpresin marrëdheniet me Katarin

Mbi akuzat se Katari po mbështet organizatat terroriste dhe se po nxit destabilitetin në rajon, Arabaia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Dohan zyrtare, duke krijuar kështu një situatë kaotike. Kater shtetet fqinje të Katarit, i kanë dhënë afat 48 orë diplomatëve të largohen nga vendet respektive, ndërsa janë rritur ndjeshëm kontrollet në kufijtë tokësore dhe detarë. Sipas ekspertëve, kjo është një lëvizje e paprecerentë që mund të prodhojë një ndarje serioze për shtetet e Gjirit Persik.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shkëputur lidhjet dipliomatike me Katarin, teksa e akuzojnë këtë të fundit se po shtyn drejt destabilitetit në rajon. Sipas katër shteteve të lartpërmendura, qeveria e Dohas po mbështet grupe të shumta terroriste, përfshirë këtu Vëllazërinë Myslimane. Kështu, katër vendet i kanë dhënë kohë trupës diplomatike të Katarit, 48 orë për t’u larguar drejt shtetit të tyre.

Arabia Saudite ka forcuar kontrrollet në kufijtë tokësore dhe detare. Gjithashtu, nga dita e sotme janë ndërprerë të gjitha fluturimet që lidhin vendet në fjalë. Palët mësohet se  kanë prishur edhe aleancat ushtarake, por nuk dihet ende nëse po mbahet kontakti minimal për shmangien e përplasjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo lëvizje e paprecendentë është parë si një ndarje serioze mes vendeve të fuqishme të Gjirit Persik, të cilat janë gjitahshtu aleatë të Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke parë këtë situatë, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Shefi i diplomacisë së ShBA kërkoi që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut. Megjithatë, ende nuk dihet nëse thirrja e tij do të merret parasysh nga palët. Ndarja e menjëhershme pritet të shkaktojë një situatë kaotike për vendet në fjalë, në sektorë të ndryshëm përfshirë ekonominë, transportin, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?