FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzohen për korrupsion me pronat, japin dorëheqjen 3 ministra

Tre ministra rumunë, dy prej të cilëve janë përfshirë në një hetim penal për një marrëveshje të paligjshme me tokat, kanë dhënë dorëheqjen të enjen pas presionit të vazhdueshëm të Kryeministrit Mihai Tudose.

Ministrja për Zhvillimin Rajonal, Sevil Shhaideh, ministrja për Fondet e BE-së, Rovana Plumb dhe ministri i Transportit, Razvan Cuc, njoftuan dorëheqjet e tyre.

Gjatë një takimi me anëtarët e partisë, i cili zgjati rreth gjashtë orë, Tudose i socialdemokratëve në pushtet (PSD) kërcënoi se do të largohej nga detyra nëse ministrat nuk do të jepnin dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shhaideh dhe Plumb ishin nën hetim nga prokurorët e shtetit prej disa javësh lidhur me pjesëmarrjen e tyre të mundshme në një marrëveshje të paligjshme transferimi të pronësisë mbi tokën, e cila favorizonte një kompani në pronësi të liderit të PSD-së, Liviu Dragnea.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri i vendit kishte bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që Shhaideh dhe Plumb të jepnin dorëheqjen pasi portofolet e tyre lidheshin direkt me fondet e BE-së dhe hetimet ndaj ministrave kishin ngritur shqetësime në Komisionin Evropian.

Tudose kritikoi edhe ministrin Cuc për ngadalësi të zhvillimit të projekteve infrastrukturore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?