FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzoi reperin Nelly për përdhunim, 21-vjeçarja refuzon që të dëshmojë

Një vajzë , e cila ka akuzuar fundjavën e kaluar reperin me famë botërore Nelly për përdhunim në autobuz gjatë turneut të tij muzikor në periferi të Seattle, po heq dorë nga ndjekja e akuzave penale.

Avokatja Karen Koehler tha në një deklaratë të premten se klientja e saj dëshironte që të ndalonte hetimin dhe refuzoi që të dëshmojë në gjykatë për shkak se pretendon se nuk ka asnjë shpresë kundër një njeriu të famshëm.

Policia e Auburn e arrestoi Nellyn, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr, mëngjesin e së shtunës (7 tetor) në autobusin e tij të turneut në Walmart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u fut në burg për përdhunim të shkallës së dytë por u lirua më vonë po atë ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtari është shprehur se është i pafajshëm dhe këto akuza janë të rreme.

Në deklaratën e saj Koehler tha se ne nuk jetojmë në një shoqëri ku një studente kolegje 21-vjeçare nuk mund të ndihet e sigurtë për të ndjekur akuza penale kundër një njeriu të famshëm për përdhunim.

Avokatja këmbënguli se ajo kurrë nuk do donte famë apo ‘një qindarkë të vetme nga ai njeri’.

“Kush do ta besojë atë. Njerëzit po thonë për të gjëra të tmerrshme që tani. Ajo nuk mund ta pranojë këtë. Ndaj është gati që të mbyllë çështjen,”-u shpreh Koehler.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?