Al Kaeda po “rizgjohet”?

Al Kaeda po “rizgjohet” e po kërkon të organizojë sulme ndaj avionëve të pasagjerëve në Europë.

Paralajmërimi vjen nga sekretari britanik i Sigurisë, Ben Wallace, i cili tha në një intervistë për “The Sunday Times” se rrjeti terrorist, autor i episodit famëkeq të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, synon përsëri goditjen e aviacionit civil dhe po zhvillon teknologji për rrëzimin e avionëve.

“Kërcënimi është real”, këmbëngul Wallace. Al Kaeda po riorganizohet sipas tij, ndërsa militantët e saj janë duke thurur komplote të tjera kundër Europës dhe janë familjarizuar me metodat e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e ISIS-it e eklipsoi kërcënimin e Al Kaedës këto vitet e fundit, i cili u zbeh sidomos pas vrasjes së kreut të saj Osama bin Laden në vitin 2011. Por ministri britanik këmbëngul se ai nuk u zhduk kurrë plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krerët e shërbimit informativ anglez janë gjithashtu të shqetësuar nga vendimi i Donald Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, gjë që do të krijonte – sipas Wallace, – një “parajsë të re të sigurtë për ekstremistët islamikë, që të ndërmarrin sulme kundër Perëndimit”.

Komentet e tij ishin të një linje me ato të senatorit amerikan, Lindsey Graham, i cili ka deklaruar se tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Lindja e Mesme mund të çojë në një 11 shtator të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?