Alarm fals për bombë në Shkup

Një alarm për bombë u dha mbrëmjen e sotme në rrugën “Aradhet Partizane” në Shkup.

Policia ndërpreu menjëherë qarkullimin rrugor deri te rruga “Franklin Ruzvelt”, ndërsa në zonë zbarkuan një numër i madh forcash policie.

Sipas njoftimit, bomba ishte vendosur në afërsi të Fakultetit të Arkitekturës, respektivisht në perimetrin në afërsi të furrës “Silbo” dhe bibliotekës “Vëllezërit Milladinov” .

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas kontrolleve me ekspertë anti-eksploziv burime nga Ministria e Brendshme bënë të ditur se alarmi rezultoi fals.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia zhbllokoi trafikun drejt rrugës “Franklin Ruzvelt”, që ishte bllokuar për shkaqe sigurie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?