“Alarm i kuq” për kërcënim terrorist
Mëngjesi i sotëm tronditi Londrën, ku një bombë në stacionin e metrosë në jugperëndim të Londrës, shpërtheu dhe kjo situatë ka ngritur alarmin e kuq. Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh se niveli i kërcënimit është rritur nga “i rëndë” në “kritik”, gjë që nënkupton se një sulm tjetër i pashmangshëm pritet së shpejti.
Një pajisje artizanale shpërthyese u aktivizua në stacionin “Parsons Green”, duke shkaktuar 29 të plagosur, prej të cilëve 8 në gjendje më të lehtë e tashmë kanë dalë nga spitalet.
Ndërkohë, detektivë të policisë dhe agjentët të kundërzbulimit janë vënë në kërkim të autorit të bombës, e pak më herët erdhi edhe lajmi se Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi.
May tha se ushtria duhet të ofrojë mbështetje të pakufizuar ndaj policisë, e mund t’i zëvendësojnë ata në detyrat si rojtarë nëpër disa vende specifike, që nuk janë të qasshme për publikun.
KOHA JONË SONDAZH

