Alarm i OBSH: Regjistrohet rekord rastesh të reja që prej fillimit të pandemisë! Izraeli në mbyllje totale për tri javë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar për 307.930 raste të reja të Covid-19 në të gjithë botën në 24 orët e fundit.
Ky është numri më i lartë i infeksioneve të regjistruara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.
Regjistrimi i mëparshëm u raportua më 6 shtator, kur pati 306.857 raste.
Në të gjithë botën totali i personave të prekur nga Covid ka kapërcyer pragun e 29 milionë kurse numri i përgjithshëm i vdekje, që prej fillimit të pandemisë, raportohet të jetë rreth 925 mijë.
Në grafikun e emergjencës shëndetësore Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur me 194,033 vdekje, pasuar nga Brazili (131,625), India (78,586), Meksika (70,604) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,623).
India, 92,000 raste të tjera brenda 24 orësh
Për të tretën ditë radhazi, në Indi numri i rasteve të reja të identifikuar me koronavirus ka kapërcyer 90 mijë në 24 orë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar në Indi është rreth 5 milionë
Të shëruarit
Gjithsej 21.031.016 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (3.974.949), Indi (3.780.107), Brazil (3.573.958), Rusi (876.225) dhe Kolumbi (599.385)