FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarm për bombë në avionin Dubai-Londër, evakuohen pasagjerët

Një alarm për bombë është dhënë në linjën e avionit Dubai-Londër.

Pas këtij alarmi Vrgin Atlantic ka evakuuar pasagjerët, të cilët duhet të niseshin në orën 10:53 nga Dubai për të mbërritur në Londër në orën 17: 00 pasdite.

Një zëdhënës i Virgin Atlantic tha për “The Sun Online”: “Klientët tanë që udhëtojnë në fluturimin VS401 nga Dubai në Londër  kanë zbritur përkohësisht avionin për kontrolle shtesë të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është thjesht një masë parandaluese, pasi siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhi është prioriteti ynë numër një dhe ne jemi duke planifikuar që të gjithë të jenë në rrugën e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?