Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, evakuuohet stafi, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Teksa nga çasti në çast pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë.

Stafi i këtij institucioni është evakuar pasi ka një alarm për bombë.  Lajmi bëhet  i ditur nga CNN teksa thuhet se janë shtuar forcat e Gardës Kombëtare.

Ky alarm ndodh pikërisht vetëm pak metra larg godinës Capitol, para së cilët sot betohet Biden si President i SHBA. Pavarësisht se ka një shtim të forcave të sigurisë sot për të shmangur një skenar si ‘6 janari’, duket se nuk mungojnë kërcënimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?