Alarm për bombë në zyrat e emigracionit në Madrid
Alarmi për bombë në një zyrë emigracioni për fëmijë në Madrid ka vendosur në lëvizje skuadrat e çaktivizimit si dhe ka alarmuar personat brenda kësaj qendre.
Skuadra e çaktivizimit arriti ta shpërthejë në mënyrë të kontrolluar por nga hetimet e policisë rezultoi se ishte bombë trajnimi dhe nuk përmbante shumë sasi eksplozivi.
Nga shpërthimi i kontrolluar nuk pati dëmtime dhe askush nuk u lëndua.
Policia spanjolle po heton deri në zbardhjen e plotë të ngjarje.
Ata raportojnë se nuk kanë identifikuar asnjë person të dyshuar.
Qeveria spanjolle e dënon këtë akt si racizëm ndaj popujve të tjerë.