Alarm për bombë, rrethohet Gjykata e Lartë
Prej kohësh vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë rënë pre e kërcënimeve për sulme me bomba në institucionet kryesore të saj.
Kërcënimi i radhës është regjistruar këtë të enjte në Malin e Zi, ku një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë ngriti në këmbë policinë në Podgoricë, e cila më pas rrethoi objektin e rëndësisë së veçantë.
Punonjësit u evakuuan me shpejtësi dhe pas kontrolleve që zgjatën për disa orë në Gjykatën e Lartë malazeze nuk u gjet asnjë send i dyshimtë.