FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarm për vezë toksike në Europë

Europa është vënë nën alarm, pasi më shumë se 150 ferma të rritjes së pulave janë mbyllur. Gjetja e një insekticidi toksik në përmbajtjen e vezëve, ka bërë që Holanda, Gjermania dhe Belgjika të urdhërojnë tërheqjen e miliona vezëve nga dyqanet dhe supermaketet.

Vetëm në Holande, janë mbyllur 180 ferma të rritjes së pulave. Menjëherë autoritetet nisen një hetim penal. Gjermania ktheu pas rreth një milion vezë që vinin nga Holanda.

Sipas mediave gjermane, insekticidi toksik i gjetur në përmbajtjen e vezëve është i ndaluar të përdoret në ushqimin për konsum njerëzor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se insekticidi fipronil mund të dëmtojë mëlçinë, gjëndrat tiroide dhe veshkat, nëse konsumohet në sasi te konsiderueshme. Analizat e vezëve treguan nivele të larta të insekticidit, i cili përdoret për të larguar parazitet nga kafshët, por është i ndaluar të përdoret tek kafshët dhe shpendët që janë të destinuara për konsum njerëzor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?