Alarmi i OBSH: Po mbarojnë maskat për të përballuar koronavirusin
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi të martën se mjetet mbrojtës të tilla si maska dhe syze të përdorura nga punonjësit e shëndetit që po luftojnë koronavirusin, po mbarojnë.
Ky alarm i OBSH vjen në një moment kur bota është në prag të shpërthimit të një pandemie, pasi situata nga koronavirusi është duke u përkeqësuar.
Shefi i OBSH, TEdros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se “furnizimet po varfërohen shpejt”.
Ai tha se prodhuesit duhet të rrisin furnizimet personale të mjeteve mbrojtëse me 40% për të përmbushur nevojat e komunitetit mjekësor.
OBSH vlerëson se do të duhen të paktën 89 milion maska mjekësore në muaj për tu përballur me Covid-19, 76 milion doreza ekzaminimi dhe 1.6 milion syze.