Alarmi i papunësisë, nga Shba në Europë – Miliona vende pune të humbura si pasojë e emergjencës

Organizata ndërkombëtare e punës paralajmëron për 25 milionë vende pune të humbura në rast se reagimi ndaj pandemisë globale nuk do të jetë ai I duhuri. Ky paralajmërim vjen në një kohë që shkurtimet e vendeve të punës nga Austria në Shba, reflektojnë recesionin më të thellë në kohë paqeje, që prej viteve 30-të.

Në Shba papunësia po rritet ndjeshëm, ndërkohë që të dhënat më të fundit flasin për rënien e parë të pagave që prej vitit 2010. Ekspertët argumentojnë se, modeli dhe kultura amerikane e punës sinjalizojnë se tregu i punës në vend do ta vuajë më shumë krizën se Europa apo Japonia. Goldman Sachs parashikon se shumë shpejt papunësia në Shba do të ngjitet në 15%.

Në Britaninë e Madhe të dhënat më të fundit flasin për 1 milion britanikë të cilat kanë aplikuar për pagesën e mirëqenies në vetëm dy javë, 10 herë mbi normën normale. Një anketë ndërkohë tregon se, 27% e punëdhënëse janë duke shkurtuar stafin.

Spanja, një nga vendet me normën më të lartë të papunësisë në Europë, po regjistron një rritje drastike të normës. Në Austri ndërkohë është ngjitur në 12%, që është niveli më i lartë që prej luftës së dytë botërore. Në Gjermani, janë 470 mijë kompanitë të cilat kanë aplikuar për ndihmën shtetërore për pagat.

Në Francë janë 400 mijë kompanitë që kanë aplikuar për pagën shtetërore, për 4 milionë punonjës, rreth 20% ë forcës së punës në sektorin privat.

SHKARKO APP