Alarmi: ISIS sulm me dron, me përbërje eksplozivi
Sulmet e fundit terroriste, kanë vënë në lëvizje agjentë të sigurisë, të cilët kanë dhënë alarmin se ISIS ka në plan që me anën e dronëve me lëndë eksplozive dhe me armë kimike e bërthamore, do kryejnë sulme terroriste në Europë.
Rreziqe të tjera të cilat përmenden në raport janë të ashtuquajturit “Luftëtarë të Huaj” dhe propaganda xhihadiste që shpërndahet në internet.
Agjencia Europiane e Sigurisë ngre shqetësimin se organizatat terroriste kanë sofistikuar teknikat e atentateve dhe sulmet me dron janë një prej kërcënimeve që i kanosen vende europiane.
Një teknikë e tillë është përdorur edhe në masakrat e ISIS gjatë luftimeve në Irak dhe Siri. Nga frika e një sulmi të ngjashëm me dron, u vendos që finalja e “Champions League” më 3 qershor të luhet me çati të mbuluar.
Europol vë theksin te shtimi i grave e të rinjve në radhët e terroristëve. 26% e të arrestuarve në 2016-ën m,e akuzën e terrorizmit ishin gra, 18% më shumë se viti 2015.
KOHA JONË SONDAZH

