Alarmi nga Antarktida: Shkrirja e akullit po kërcënon qytetet anembanë botës
Ndonëse është dhënë shumë herë alarmi për ngrohjen globale, problemi po merr një dimension tjetër pas studimeve të fundit.
Akulli në Antarktidë po shkrin me një ritëm më të shpejte se kurrë më parë dhe nëse nuk merren masa urgjente, kjo situatë mund të jetë katastrofike për të gjithë qytetet.
Kjo pasi mund të rritet niveli i detit në një sasi shumë më të madhe sa të kërcënojë seriozisht qytetet anembanë botës.
Sipas këtij raporti akulli në kontinentin e bardhë po shkrihen tre herë më shpëjt në këto pesë vitet e fundit.
Sipas shkencëtarëve amerikanë dhe atyre britanikë nëse humbja e akullit do të vazhdojë këshu, mund të shemben shtresat dhe deti do të rritej me gati 3.5 metra.
Profesor Andrew Shepherd o universitetit të Leeds dhe autor kryesor i studimit tha:
E kemi dyshuar me kohe se ndryshimet e klimës do të ndikonin tek shtresat e akullit polar. Fale sateliteve në hapësirë, ne tani mund ta gjurmojmë humbjen e shtresës akullnajore me një saktësi të madhe e të shohim dhe kontributin e saj tek niveli global i deteve”.
Niveli i shkrirjes, për Shepherd, është befasues. Studimi i botuar në revistën “Nature” është realizuar me bashkëpunimin e 88 shkencëtarëve nga 44 organizata ndërkombëtare dhe pretendon se është më i detajuari aktualisht për gjendjen e akullit në Antarktidë.