FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarmi, SHBA paralajmërim qytetarëve të saj: Kujdes me udhëtimet në Evropë, ja ç’rrezikoni

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë të minimizojnë udhëtimet në Evropë për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste.

Në paralajmërim, Departamenti i Shtetit përmend incidentet e fundit në Francë, Rusi, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se Shteti Islamik dhe Al Kaida “kanë kapacitet për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste në Evropë”.

“Paralajmërimi për udhëtimet” pritet të mbetet në fuqi edhe për katër muajt e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

DASH thotë se sulme tjera terroriste mund të kryhen, pavarësisht “operacioneve të vazhdueshme të qeverive lokale në luftën kundër terrorizmit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Terroristët pritet të përdorin taktika të njohura, siç është sulmi me armë zjarri, me eksploziv, thika apo objekte të mprehta që i shmangen sigurimit, apo duke i shndërruar kamionët apo automobilat në armë e duke u turrur mbi njerëz. Shtetasit amerikanë që udhëtojnë në apo përmes Evropës inkurajohen të kontrollojnë ueb-faqet e ambasadave apo konsullatave të tyre e po ashtu të mbledhin informata lokale të sigurisë nga zyrtarët”, shton më tej deklarata.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se paralajmërimi i fundit nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim specifik, por me rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve.

Ky paralajmërim do të skadojë më 1 shtator. “Qendrat tregtare, objektet qeveritare, hotelet, klubet, restorantet, vendet e lutjeve, parqet, aeroportet dhe vende te tjera janë të gjitha objektiva të mundshme për sulme”, thuhet në paralajmërimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?