Alarmohen autoritetet britanike, dy të burgosur dyshohen me koronavirus
Dy të burgosur, të cilët ishin transferuar nga një burg në Tajlandë po testohen për koronavirus në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Burrat janë të burgosur në HMP Bullingdon, afër Bicester, dhe po mbahen në izolim në qelitë e tyre, me qasje të kufizuar.
Burgu ka kapacitet prej 1111 të burgosurish, përfshirë edhe ata që janë në paraburgim.
Qendra Mjekësore e Qarkut Oak në Brighton është mbyllur pasi edhe atje dyshohet një rast me koronavirus.
Tetë persona në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar se kanë koronavirus.
Ndërkohë kujtojmë se numri i viktimave nga koronavirusi vdekjeprurës është 1115 persona.
Gjithashtu raportohet se janë rreth 45 mijë të prekur nga virusi kurse vetëm 4 mijë kanë arritur të rikuperohen apo të shërohen.