Alarmohet Franca – Bërtet “Allahu Akbar”, autori sulmon 7 persona, mes tyre 3 policë

Një ish-pacient i një spitali psikiatrik në Francë ka sulmuar shtatë persona mes të cilëve edhe tre efektivë policie, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez Toulouse rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, ndërsa autori është një 42 vjecar.

Pas ardhjes së forcave të shumta të policisë, ai është arrestuar, por edhe kur është futur në makinën e policisë, sulmuesi bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishim duke biseduar në rrugë kur ai filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të lënduarit u dërguan në spital për kujdes mjekësor, ndërsa nuk pati viktima.

Policia franceze tha se autori i dyshuar u lirua nga një spital psikiatrik në muajin prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?